Gjilan, 28 Qershor-Gjilani javën e ardhëshme do të startoj me përgatitjet parasezonale.
Shtabi teknik i skuadrës, në krye me trajnerin e ekipit, Gentjan Mezani, kanë caktuar të hënen e datës 1 korrik si ditën e parë grumbulluese të futbollistëve, për fillimin e përgaditjeve parasezonale të edicionit të ri garues në Ipko Superligë.
Skuadra fillimisht përgatitjet do t’i nis në qytetin e Gjilanit, ku pas disa javëve ato do të zhvendosen jashtë Kosovës dhe me kohë do ju informojmë për vendin e vazhdimit të përgaditjeve.
Përveç futbollistëve të cilët kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin, përgatitjeve do t’i bashkangjiten edhe lojtarët e transferuar së fundëmi në skuadrën tonë.
Fillimi i fazës përgaditore e gjen skuadrën në tranzicion, ku po punohet ne mjaft dinamizëm për komponimin dhe ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve, e që po synohet një ekip konkurues në gjitha aspektet për edicionet e ardhëshme.
Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po kryen përgaditjet përfundimtare për një start sa me të mirë të mundëshëm të përgatitjeve dhe të ju krijohen kushtet maksimale për punë futbollistëve.
Shtabi teknik i skuadrës në plan programin e fazës përgaditore parasezonale ka paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku me kohë do ju informojmë për detaje të tjera për fazën parasezonale.