Gjilani është ndarë nga garat për DigitAlb Kupën e Kosovës në futboll. Ky trofe, të cilin e mëtonin gjilanasit do t’i takojë ndonjë ekipi tjetër e ky ndoshta mund të jetë Ferizaj, i cili ka mposhtur ekipin bardh e kuq me rezultat të ngushtë 1:0, por që ishte i mjaftueshëm për kalim në fazën tjetër.
Të vetmin gol për vendasit e ka shënuar Maliq Behluli, në minutën 25, kur mbrojtja e Gjilanit nuk ishte e vendosur mirë. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe kohën shtesë prej gjashtë minutave, Gjilani nuk ia doli që së paku të barazojë rezultatin.
Ekipet luajtën me këto përbërje:
Ferizaj: Rexhepi, Idrizi, Istrefi, Papuqi, Bardhi, Babaj, Thaqi, Behluli, Skenderi, Salihu, Tershana. Kryetrajner: Argjend Beqiri.
Gjilani: Haxhihamza, A.Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Blakçori, Mustafa, A.Ahmeti, Ab.Thaqi B.Ahmeti, Rusi, Eminhaziri. Kryetrajner: Arbnor Morina.