Futboll

Gjilani pëson në fushë të vet dhe i prish punë vetit

Gjilani ka pësuar  humbje në fushë të vet dhe seriozisht është futur në  garën për  mbijetesë në Superligën e Kosovës në  Futboll.

Pas një pjesëloje të parë të niveluar, në të cilën Gjilani u pa haptas se kishte hyrë për të mos pësuar gol, në pjesëlojën e dytë gjerat kanë ndryshuar dhe Ballkani ka qenë ekip më  i mirë. Kjo bëri që  ata të shënojnë golin e parë që në minutën 49. Pas një harkimi nga thellësia, mbrojtja e Gjilanit u tregua i ngathtë në mbrojtje dhe Gripshi i vetmuar nuk e pati të vështirë të shënojë.

Pas golit të pësuar Gjilani e hapi lojën, ishte më mirë dhe pati disa raste të mira shënimi, por në rastin e parë në mbrojtje sërish ka pësuar, serish falë ngathtësisë së  mbrojtjes, e cila 2-3 herë pati mundësi që të dëbojë topin nga ona, por që nuk e bëri një gjë të tillë dhe topi në fund erdhi deri te Dellova, i cili me një gjuajtje të saktë ia doli që të qëllojë këndin e poshtëm të majtë të portierit Bllaca për rezultatin 0:2.

You Might Also Like