Futboll

Gjilani pret Trepçën, Drita udhëton në Pejë

Dy ekipet gjilanase, Gjilani e Drita ballafaqimet e tyre në kuadër të xhiros së gjashtë do t’i zhvillojnë këtë të diele. Gjilani, që vije nga një humbje e ngushtë me Prishtinën, këtë javë do të ndeshet me Trepçën nga Mitrovica, ekip ky që nuk është në formë, ngase deri më tashti nga pesë ndeshje sa ka zhvilluar ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë dhe është ekipi i fundit në tabelë. Gjilani që konsiderohet si favorit, deri më tashti ka grumbulluar nëntë pikë dhe është në pozitën e gjashtë, andaj me të drejt pret edhe një fitore të radhës.

Drita që e nisi mbarë kampionatin, në ndeshjet në vazhdim nuk diti për fitore, andaj erdhi edhe deri te zëvendësimi i trajnerit. Amir Alagiq, trajner i ri i Dritës do të mundohet që të ndal hovin e ndeshjeve pa pikë, por që në ndeshjen e parë atë e pret një detyrë e vështirë, ngase Drita që është e parafundit në tabelë me tri pikë të grumbulluara do të përballet me ekipin e përforcuar të Besës, që radhitet i katërti me nëntë pikë të tubuara. Se a ka arritur boshnjaku Alagiq të konsolidojë radhët do të shihet këtë të diele në Pejë.

You Might Also Like