Futboll

Gjilani sërish peshkon në Shqipëri

KF Gjilani është mbushur me lojtarë shqiptarë. Së fundi klubi kuq e bardh ka sjellë lojtarin Vilfor Hysa, lojtar i lindur në kryeqytetin shqiptar dhe i cili  ka pasur karrierë të gjatë ku është paraqitur për shumë skuadra nga kategoria Superiore dhe në kampionate të ndryshme evropiane. Ai ishte edhe pjesë e shpresave të Shqipërisë deri në grupmoshat U-21.

Hysa gjithashtu u paraqit në kualifikimet e Europa Ligës me Kukësin dhe Tiranën. Së fundmi sulmuesi kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën Lija Athletic.

You Might Also Like