Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan organizoi Mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së punëtorit Nijazi Milazimi.
Në këtë Mbledhje, në praninë e familjarëve, miqve e kolegëve, nga ana e drejtorit Sami Hoxha, u vlerësua jeta dhe veprimtaria e Nijaziut, virtytet dhe angazhimi i tij në punë.
U vlerësua afërsia kolegiale e bashkëpunimi, dhe në veçanti angazhimi i tij si” mbrojtës” i shkollës shqipe në vitet 90-të, në kohën më të vështirë të arsimit shqip.
Nijaziu u vlerësua edhe nga prof. Skender Hasani, duke rikujtuar situata konkrete të karakterit të tij në punë, e në veçanti në kohën e vështirë të mbijetesës së shkollës shqipe.
Nijazi Milazimi do të vazhdojë të mbetet në kujtesën e miqëve e kolegëve në Gjimnaz, u theksua në këtë Mbledhje kujtimi e nderimi.
I përhershëm kujtimi për Nijazi Milazimin!
Ngushëllime familjes dhe miqëve!
Ngushëllime kolegëve!
Me pikëllim; Gjimnazi “Zenel Hajdini”
Drejtori; Sami Hoxha