Me hapjen e konkurseve nëpër institucionet shtetërore, janë rritur edhe kërkesat në mënyrë drastike nga ana e qytetarëve për tu pajisur me certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Duke i parë kërkesat e qytetarëve stafi i gjykatës menjëherë ka ndërmarr masat, duke angazhuar një staf në numër më të madh, në mënyrë që qytetarët të pajisjen sa më parë me këto dokumente.
Që nga data 23 shkurt 2017 e deri më sot në gjykatën tonë janë pranuar rreth 1000 kërkesa të qytetarëve për tu pajisur me certifikata.
Ndërkohë gjykata ka arritur numër rekord të lëshimit të certifikatave, duke i lëshuar deri në 200 certifikata në ditë për qytetarët.
Institucionet shtetërore i kërkojnë këto certifikata nga kandidatët, në mënyrë që të shohin të kaluarën e tyre, se mos janë janë të dënuar nga gjykata apo janë në procedurë penale.