Hapet Festivali i Teatrove të Shkollave të Mesme në Gjilan, një ngjarje që nxit krijimtarinë dhe lidhjen e të rinjve me botën e teatrit.
Mbrëmë në Teatrin e Qytetit, u hap edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove të Shkollave të Mesme, në të cilin do të luajnë gjithsej 50 nxënës nga 8 shkolla, me 6 shfaqje në total.
Në natën e parë të festivalit, u paraqitën në skenë, nxënësit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, të cilët shkëlqyen me shfaqjen “Klasa premtuese”.
Ky festival po kontribuon në formimin e një brezi artistik dhe të kulturuar, duke theksuar rëndësinë e artit dhe shprehjes artistike në rritjen dhe zhvillimin e të rinjve.
Projekti po implementohet suksesshëm nga tri organizata partnere: CCNO, Vepro dhe Varg e Vi.