Gjilan

Hapet fondi në BKT për familjen Abazi nga Gjilani!

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit e ka hapur fondin e veçantë për ndihmë familjes Abazi nga Komuna e Gjilanit që humbi dy më të dashurit e tyre Shemsiun dhe Isain, të cilët humbën jetën tragjikisht në Durrës gjatë tërmetit të datës 26 nëntor.

Fondet e grumbulluara janë të destinuara për familjen Abazi, të cilët po përjetojnë këto ditë dhimbjet më të vështira për humbjen e familjarëve të tyre, ndërkohë që përmes këtij aksioni LRFGJ synon që sado pak ta zbus këtë dhimbje dhe ti qëndrojmë afër atyre.

Ndihma juaj është e nevojshme!

Numri i llogarisë ku ju mund ti depononi paratë tuaja është: “FFK – INICIATIVË PËR NDIHMË FAMILJES ABAZI – 1960004798031154

You Might Also Like