Gjilan

Haziri aktivizon mekanizmat e emergjencave në Gjilan, situata pas reshjeve të shiut është stabile

Gjilan, 30 nëntor 2017 – Pas reshjeve të pandërprera të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve për çdo eventualitet.

Komuna njofton opinionin se deri në këtë moment, situata pas reshjeve të shiut është stabile dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndihmë nga ana e qytetarëve.

Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie 24 orë dhe qytetarët për çdo eventualitet mund të kontaktojnë numrat kujdestar janë: 112, 193, dhe +37744146738.

You Might Also Like