Gjilan

Haziri: Dita e Evropës e gjen Gjilanin duke ia nëpërkëmbur projektet e taksapaguesve të BE-së nga pushteti lokal dhe ai qendror

Në prag të Ditës së Evropës së Schumanit, projektet e BE-së për Gjilanin po neglizhohen e përbuzen nga qeverisja komunale dhe ajo qendrore. Madje, disa prej tyre janë stopuar krejtësisht.
Janë nëpërkmëbur projektet madhore si rugët hyrëse e dalëse të qytetit, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, projektet mbi 14 milionë euro që preket direkt sektori privat për rritje të vendeve të punës në agro-biznes dhe turizëm malor.
Vetëm infrastrukura rrugore, trajtimi i ujërave të zeza dhe programet zhvillimore e komunitare kapin vlerën e mbi 78 milionë euro.
Gjilanasit janë falënderues përjetë ndaj taksapaguesve europianë për mbështetjen në këto dhe mbi 10 projekte tjera, për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan/Kumanovë dhe zhvillimin e i mikroregjionit europian Gjilan/Kumanovë/Preshevë përfshirë 14 komuna ndërkufitare, start up për zejtarët, gratë dhe të rinjtë, Inkubatori i IT për të rinjtë, Tregu i Gjelbër dhe tregjet tjera në Velekincë, sikurse edhe tregjet mobile dhe ato për kafshë.
Neglizhenca, nëpërkëmbja dhe trajtimi i projekteve të Gjilanit që i sollëm në qeverisjen e LDK-së si projekte të huaja, po u kushton më së shumti qytetarëve të Gjilanit, duke mos ua përmirësuar mirëqenien e tyre, përkundër premtimeve të mëdha të partisë në pushtet, në nivel lokal dhe në atë qendror.
Gjilanasit nuk ua kanë për borxh këtë keqmenaxhim, këtë degradim e këtë nëpërkëmbje. Edhepse mund t’i vononi, smund t’i ndalni!
Një Gjilan jeton në Europë. Gjilanasit kanë kulturë europiane, por fatkeqësisht kanë qeverisje aziatike.
Gjilani meriton më shumë dhe më mirë!

You Might Also Like