Gjilan

Haziri konfirmon mbështetjen për konviktin e nxënësve dhe studentëve në Gjilan

 

Gjilan, 13 dhjetor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e konviktit të nxënëve dhe studentëve në Gjilan, Nijazi Hyseni, ku u informua

me ecurinë e punëve që zhvillohen aty.

 

Hyseni ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe financiare për këtë institucion, i cili funksionon vetëm me mjete vetanake të Komunës së Gjilanit.

 

“Faleminderit kryetar për mbështetjen e madhe. Numri i nxënësve dhe studentëve është 132, dhe ata gravitojnë kryesisht nga regjioni i Anamoravës. Vlen të theksohet se vetëm 16 nxënës dhe 3 studentë janë të komunës sonë, ndërkaq të tjerët janë nga komunat tjera të Anamoravës dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

 

Kryetari Haziri ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për funksionimin e konviktit të nxënëve dhe studentëve.

You Might Also Like