Jemi në ditët, javët e muajt e përkujtimeve të mëdha si kjo në Zhegër e Grykë të Karadakut. Këtu rezistenca politike u pagua me gjak të baballarëve, djemve e vajzave, e deri te foshnja, të cilët u martirizuan për Liri e Pavarësi të Kosovës.
Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, këto ditë shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha.
Sot i përkujtojmë Ahmetali Ajeti (i zhdukur ende), Beqir Mahmuti, Zijadin Mahmuti, Hevzi Ajeti, Daut Mahmuti, Ganimete Ajeti, Shyqeri Tahiri, Haxhi Ukshini, Miradije Ukshini, Milazim Idrizi, Qazim Haziri, Qamile Haziri, Fitim Isufi, Raif Rrustemi, Mustafë Mustafa, Sabedin Hamiti, Ukshin Maloku, Hasan Maloku, Avni Zenuni, Hysen Hyseni, Ajshe Hyseni, Fazli Hyseni, Arife Hyseni, Driton Hyseni, Mirije Hyseni, Blerim Halili, Rifat Shabani, Selami Shabani, Zijavere Shabani, Fisnik Shabani, Sylejman Ibishi, Xhavit Berisha, Ali Selimi, Enver, Murseli, Ymer Rashiti, Lulzim Musliu, Rukije Ramushi , Habibe Ramushi, Nezir Ramushi, Xhyzide Hasani, Lirim Shabani, Rabit Dalipi, Xhevrije Zeqiri, Xhemail Halimi, Sami Xhelili, Avdi Rexhepi, Rahim Ymeri, Nexhmije Azemi dhe të gjithë martirët, dëshmorët e heronjtë e kombit.