Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, së bashku me ministrin në detyrë të Financave dhe kandidatin për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi dhe shoqërinë civile, Avdullah Hoti, kanë vizituar sot fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”, duke parë nga afër punën e madhe që bëhet aty, sikur edhe që kanë zhvilluar një debat tejet të frytshëm me bujqit e Gjilanit
Hoti e Haziri thanë se “Calabria” është shembull i suksesit në Gjilan dhe Kosovë, ndërkaq kanë dhënë zotimin se në Qeveria e ardhshme do ta rris buxhetin për bujqësinë për 150 milionë euro, që i bie trefishim.
“Në emër të koalicionit fitues LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi dhe shoqërinë civile, e kemi nderin që sot ta konfirmojmë programin tonë detaj për zhvillimin Bujqësinë, në mesin e kryefamiljarëve të nderuar këtu që përfitimi do të jetë i jashtëzaknshëm për ta”, ka thënë Haziri.
“Po e bëjë publike sot këtu që do ta trefishojmë buxhetin për bujqësinë dhe do kujdesemi që në këtë fushë t’i japim rol shumë më të madh komunave. Kjo është pika kryesore e programit tonë dhe nënkupton rrijen e prodhimit vendor”, ka thënë Hoti, derisa pasuan duartrokitjet e qindra bujqve të Gjilanit.
E kryetari Haziri e plotësoi Hotin, duke thënë se trefishimi i buxhetit për bujqit i bie të jetë mbi 150 milionë euro.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se është në përfundim master plani për sistemi i ujitjes, në mënyrë që të dyfishohen tokat bujqësore që i kemi në ujitje në tërë Kosovën.
Ndërkohë, kryetari Haziri ka falënderuar qeverinë e Kosovës për mbështetjen e madhe për Gjilanin në aspektin e pemëtarisë.
Gjatë vizitës në këtë fabrikë, Haziri e Hoti kanë dhënë lajmin për mbështetjen edhe të prodhuesve të mishit, përderisa kanë deklaruar se Gjilani do të bëhet vend i gjelbër, duke bërë publike mbështetjen e Qeverisë për kultivimin e bimës së duhanit, që nënkupton subvencionimin e çdo hektari të duhanit dhe garantimin e shitjes.
“Në këtë fushë llogaritet se do të punësohen rreth 18 mijë njerëz”, tha Hoti.
Nga ana e tij, pronari i fabrikës për përpunimin e mishit, Xhelal Selimi, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe ministrin e financave, njëherit kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti, për vizitën dhe mbështetjen në fuqizimin e këtij sektori.
Përndryshe, gajtë vizitës së sotme kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputetë nga Koalicioni i Shpresës dhe Besës nga Gjilani dhe Anamorava.