Hyseni: NPL Tregu tregim suksesi, kur e morëm mandatin kishte 12 punëtorë dhe sot ka mbi 300
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu në Gjilan, ku është prit nga kryetari Nexhat Veseli.
I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar për përmirësimet e arritura, kalimin e punëtorëve nga kompanitë private në ndërmarrjen publike dhe rëndësinë e themelimit të sindikatës për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sipas tij Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu, është storie suksesi
“Kur morëm mandatin, ndërmarrja kishte vetëm 12 punëtorë dhe 37 mijë euro humbje në vit. Sot ka mbi 300 punëtorë dhe mbi 100 mijë euro fitime. Po ashtu, pagat janë dyfishuar, nga 200–252 euro në 400–423 euro”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit falënderoj Shoqatën Sindikale për bashkëpunimin dhe angazhimin për të garantuar kushte më të mira pune për punëtorët tanë.
Nga ana tjetër Nexhat Veseli, kryetar i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu, falënderoi kryetarin e komunës Alban Hysenin për angazhimin dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, përkatësisht rritjes së pagave nga 252 në 275 e pastaj 336.60 dhe tash 400.71 euro.
Ai falënderoi kryetarin dhe të tjerët që kontribuan në rritjen e pagave dhe krijimin e kushteve më të mira për punëtorët.