Futboll

Idrizi: I morëm tri pikë shumë të vlefshme

Trepça ’89 në Mitrovicë kthehet me tri pikë të vlefshme të arritura ndaj liderit në tabelë FC Drita. Kryetrajneri i ekipit mitrovicas Shpëtim Idrizi është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë ndeshje. Ai ka deklaruar:

“Falënderoj ekipin e Dritës për mikpritjen, por edhe për gjyqtarët që e drejtuan shumë mirë ndeshjen. Ne e kemi analizuar shumë mirë lojën e Dritës, sidomos atë nëpërmjet krahëve dhe u munduam që t’i bllokojmë ato hapësira. Ia dolëm t’i mbulojmë ato hapësira dhe me plotë meritë i morëm tri pikë të vlefshme për zhvillimin e kampionatit”.

You Might Also Like