Afaristi i njohur gjilanas, i cili vepron në shtetin e Gjermanisë, Ilmi Mustafa, së bashku me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj e shumë afaristë tjerë shqiptarë, ishin pjesë e një conference të organizuar nga organizatat shqiptare, ku pjesë e saj ishte edhe zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wielend. Në këtë konferencë u trajtuan shumë tema për të investuar në Kosovë, ndërsa afaristi i njohur gjilanas Ilmi Mustafa, ka theksuar. “E gjithë mërgata shqiptare me zemër ishte, është e do të mbetët afër vendlindjës. Ne në asnjë moment nuk do ta harrojmë vendlindjen, atje kemi familjet, shokët e gjakun tonë. Do ti jemi mirënjohës ish-kryeministrit Haradinaj i cili gjithmonë ishte dhe është në krahë të diasporës, ndërsa ne do të jemi të vendosur të bëjmë për shtetin e Kosovës ashtu siq kanë ëndërruar brezat e tërë për të ndihmuar sa herë që kërkohet nga ne në diasporë”, është shprehur pronari i Kompanisë “Kroni GmbH”, Ilmi Mustafa.