Ditët që lamë pas, disa qytetarë kanë djegur qëllimshëm sipërfaqet e tokave të tyre bujqësore. Këta qytetar po rrezikojnë shpesh herë edhe jetën e banorëve të zonave afër zjarreve dhe pasuritë e tyre. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë bën:
THIRRJE PUBLIKE PËR QYTETARËT
“Duke iu referuar katër rasteve të fundit të zjarrvënieve në fshatrat: Zhiti, Gjylekar, Letnicë Kllokot dhe Viti, DSHPE ju bënë thirrje publike tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura në pronat private, me mendimin se po bëjnë pastrim të mbetjeve nga të shirat e tyre. Disa nga rastet e fundit të zjarrvënieve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të fushave, maleve dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.
Bëjmë apel që të shtohen masat e kujdesit edhe ndaj lëndëve djegëse siç janë gasi në bombola dhe lëndë tjera djegëse të depozitohen nëpër vende të sigurta dhe që nuk ju ekspozohen rrezeve të diellit, dhe temperaturave të larta.
DSHPE do të iniciojë hetim ndaj të gjitha rasteve të zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale “zjarrëvënie”. Do të jemi të palëkundur në parandalimin e zjarrvenjeve si dukuri jashtzakonishtë e shëmtuar dhe me rrezik të lartë për ndotjen e ambientet dhe jetrat e njerëzve.
DSHPE do të identifikojë pronat e secilit pronar ku do të këtë zjarrvenje dhe secilin rast përmes Inspektoratit dhe Policisë ta paraqesë pranë Gjykatës përkatëse bazuar në Kodin Penal, neni 334 për zjarrvënjet.
Apelojmë te qytetarët: nëse shihni ndonjë zjarr, ju lutemi, lajmërojeni Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit, në mënyrë që të ruhet natyra dhe të mbrohet jeta e secilit”, thuhet në këtë apel./Aziz Zuka