Gjilan

Intelektualët dhurojnë pako ushqimore dhe dhurata për skamnorët

Pos që e përkrahin klubin e tyre të zemrës, FC Drita, Intelektualët, adhuruesit më të flaktë të klubit bardh e kaltër shpesh janë treguar edhe humanitar. Edhe në prag të ndërrimit të motmoteve, Intelektualët u kanë dalë në ndihmë familjeve në nevojë në mënyrë që edhe sofra e tyre të begatohet në natën më të gjatë të vitit. Ata kanë përzgjedhur 16 familje, të cilave u kanë dalë në ndihmë. Për këtë aksion, është njoftuar edhe në faqen e tyre në facebook, andaj njoftimin e tyre po e botojmë të plotë:

 

Ngrohtësi në çdo familje!

Me ndihmën e gjithë Intelektualëve sot arritëm të ofrojmë sadopak ngrohtësi tek 16 familje me nga një pako me gjëra elementare si dhe me disa dhurata për fëmijët.

Duke i falënderuar të gjithë tifozët si dhe disa biznese me produktet e tyre që na mundësuan të jem pranë këtyre familjeve për këtë fundvit ne ju urojmë një vit të mbarë dhe plotë suksese në 2018.

 

You Might Also Like