Gjilan

Beson Rrahmani, krenari për Gjilanin dhe gjithë Kosovën!

Krenari për Gjilanin dhe gjithë Kosovën!

Sot prita në zyrë një kampion të vërtetë, gjeniun tonë të vogël të matematikës, Beson Rrahmani.

Besoni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë kufijve, duke u radhitur i 3-ti në botë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”, në kategorinë “Junior Primary”.

Ndër më shumë se 1,000 pjesëmarrës nga mbarë bota, ai u vlerësua si Kampion i Artë.

Vullneti, talenti dhe zgjuarsia e Besonit janë frymëzim për të gjithë ne dhe dëshmi se rinia jonë nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për dije. Një falënderim dhe mirënjohje e madhe shkon edhe për familjen e tij, mësuesen Adriana Shala për përkushtimin, si dhe shkollën “Musa Zajmi” për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tij të ndritur.

Komuna e Gjilanit do të jetë gjithmonë krah talentëve të tillë, duke i mbështetur e duke investuar në të ardhmen e tyre.

Suksese të pafundme Beson, rruga jote drejt majave të shkencës sapo ka filluar!

You Might Also Like