LAJME

Ismajli: “Të fala nga Gjilani”, performancë fantastike e aktorëve të teatrit të qytetit

Gjilan, 24 korrik 2018 – Në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Mërgatës, që organizohen nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, për bashkatdhetarët tanë, sonte është mbajtur performanca e aktorëve të teatrit të qytetit “Të fala nga Gjilani”.

Nën regjinë e Ekrem Sopit, me performancën e tyre me poezi e këngë kanë shkëlqyer Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Ernest Zymberi, Safete Mustafa-Baftiu, Avni Shkodra, Tringa Hasani e Gani Rrahmani, ndërkaq për muzikë është përkujdesur Diana Toska, të cilët i argëtuan publikun e shumtë, kësaj radhe në një ambient të hapur.

Në emër të kryetarit Haziri, ngjarjen e ka shpallur të hapur nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili tha se Gjilani tradicionalisht ka ‘vluar’ prej aktivitete fantastike kulturore, të cilat e kanë elektrizuar publikun gjilanas.

Ai tha se Komuna po bën përpjekje të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e pagave të aktorëve.

You Might Also Like