Futboll

Ja kur do të zhvillohet derbi Drita – Gjilani

Derbi i madh në mes të Dritës dhe Gjilanit do të luhet të shtunën, më 5 tetor 2024, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim në ora 15.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur FC Drita, që është ekip vendas, kurse si gjithherë, para kësaj ndeshje, ditën e premte si Gjilani, ashtu edhe Drita të mbajnë konferencat për shtyp.

Drita, që për momentin zë pozitën e pestë, ka 12 pikë të fituara, me katër fitore dhe një humbje. Mirëpo, ekipi bardh e kaltër ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, shkaku i angazhimeve në ndeshjet e Europa Conference League.

Gjilani deri më tash ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe ka 8 pikë, që e bëjnë atë që të jetë në vendin e shtatë.

Në bazë të ndeshjeve të gjertanishme, shihet se më mirë ka startuar Drita, por që në ndeshjet derbi shpeshherë nuk kanë vlejtur statistikat, sepse në to asnjëherë deri më tashti paraprakisht nuk është ditur fituesi.

Të dy ekipet edhe Drita edhe Gjilani në ndeshjet e fundit kanë shënuar fitire. Drita ngadhënjeu ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 2:0, derisa Gjilani në fushë të vet korri fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2:1.

Forma momentale e të dy ekipeve lë të kuptohet se edhe ditën e shtunë do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like