Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit Liepaja – Gjilani

Albert Dabiqaj ishte autor i golit të vetëm në sfidën e parë kualifikuese të UEFA Conference League ndërmjet Gjilanit dhe Liepajës nga Letonia. Ishte kjo ndeshje debutuese për kryetrajnerin Zekirija Ramadani dhe futbollistët Besart Krivanjeva dhe Baton Zabërgja.
Kujtojmë që sfida kthyese zhvillohet më 14 Korrik në “Daugava Stadium” në Letoni në ora 16.
Për të shkuar tutje, Gjilanit i duhet fitorja apo barazimi, humbja me një gol dallim ndeshjen e dërgon në vazhdime, eventualisht edhe në penalti, kurse humbja me dy gola dallim a më tepër e largon ekipin tonë nga garat e mëtejme.

You Might Also Like