Ndeshja e parë finale e garave të « play-offit » në mes të KV Drita, kampione aktuale dhe në mes ekipit M-Technologie do të zhvillohet këtë të mërkurë në Palestrën e Sporteve « Bashkim Selishta – Petriti », me fillim në ora 19. Një gjë të tillë e kanë bërë me dije udhëheqës të KV Drita nga Gjilani.
Drita do t’a ketë epërsinë e fushës vendase, ngase në garat e rregullta ishte renditur në pozitën e dytë, ndërkohë që M-Technologie në « play-off » ka nisur nga pozita e katërt.
Në ndeshjet gjysmëfinale, Drita ishte më e mirë se Kastrioti nga Ferizaj, ekip të cilin e eliminoi pas dy ndeshjeve, ndërsa pas dy ndeshjeve edhe M-Technologie ka eliminuar ekipin e KV Skenderaj.
Drita u ka bërë thirrje shikuesve që të jenë të pranishëm në ndeshje:
FINALET E NXEHTA NË “BASHKIM SELISHTA – PETRITI” !
Qytetarë të Gilanit dhe djemtë më besnik të klubeve me emrin DRITA , bëhuni gati për finalet më të zjarrta që ka përjetu volejbolli në trojet Shqiptare e më gjerë!
Bëhuni gati për përkrahje maksimale për vashat e qytetit , për kampionet e shumëfishta që synojnë ta mbajn titullin në qytetin e sportit.
Bëhuni gati për befasit që do ti dhurojmë në tribinë dhe bëhuni gati për diçka që nuk është parë që shumë kohë në palestër.
Pra , finalja e parë për qytetin tonë fillon me 24 Prill , e mërkurë nga ora 19:00.