Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.
FC Drita është shpallur kampione dhe ka siguruar fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, SC Gjilani është nënkampion dhe ka siguruar parakualifikimet e Europa Leagues, FC Ballkani u pozicionua në vendin e tretë – e FC Prishtina në të katërtin, raporton GazetaBlic Sport.
Flamurtari, Vushtrria, Ferizaji e Dukagjini u përshëndeten me Superligë – ndërsa Besa e Arbëria siguruar promovimin në ligën më të mirë të futbollit kosovar.
Federata e Futbollit të Kosovës do t’i shpërblejë klubet kosovare në lidhje me sukseset e tyre në këtë stinor.
Klubi që do të fitojë më së shumti të holla financiare është natyrisht FC Drita.
Më poshtë ju sjellim shumën financiare që do të fitojnë klubet nga FFK:
- FC Drita – 30 mijë euro,
- SC Gjilani – 20 mijë euro
- FC Ballkani – 15 mijë euro
- FC Prishtina – 10 mijë euro
- KF Feronikeli – 5 mijë euro.
Vlen të potencohet se FC Drita e SC Gjilani kanë të sigurta mbi 200 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrje në Europa League, ndërsa një shumë të tillë do të mund të arkëtojë edhe fituesi i finales së DigitAlb Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Ballkani.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.