Futboll

Jackson Ferreira vishet kuq e bardh deri më 2021

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Jackson Ferriera për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion të radhës, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi brazilian i cili erdhi gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Luftëtarit ka nënshkruar deri në vitin 2021 me ‘kuqebardhët’.

Marrëveshja është finalizuar dhe shumë shpejtë pritet të bëhet publike nga drejtuesit e klubit gjilanas që janë në bisedime edhe me disa futbollistë të tjerë për të rinovuar.

Forma fantastike dhe kushtet e mira financiare kanë shtyrë Ferreiran që të vazhdojë me ‘kuqebardhët’.

Ai tashmë ka udhëtuar drejt Brazilit, vendlindjes së tij, me ç’rast do ti kalojë pushimet e fundivitit dhe më pas do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës.

You Might Also Like