Futboll

Jaroviq: Jam i sigurt që do ta fitojmë ndeshjen

Senad Jarovic është paraqitur para mediave në konferencën për shtyp një ditë para sfidës ndaj Suharekës në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligë.

Futbollisti sulmues është shprehur optimist për grupin e bashkëlojtarëve, por ka theksuar se duhet patur besim në kualitetet që kanë.

“Jemi të gatshëm për duelin e nesërm. Duhet të jemi të fokusuar dhe të besojmë në vetën tonë. Ne i dijmë kualitet tona dhe nëse do ta bëjmë më të mirën jam i sigurt që do ta fitojmë ndeshjen”, theksoi fillimisht Jarovic.

Autori i trembëdhjetë golave në edicionin e kaluar foli edhe për formën e tij personale, teksa potencoi se ekipi është i ri dhe i duhet kohë për t’u ambientuar.

“Ne kemi një ekip të re, kanë ardhur futbollist të rinj dhe duhet ambientuar ndërmjet vete. Gradualisht po njihemi dhe po përmisohemi nga dita në ditë”, përfundoi futbollisti Jarovic.

Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

You Might Also Like