Futboll

Juventus nis kampin pesëditor në Gjilan


Akademia e futbollit e gjigantit italian të futbollit, Juventus, ka zbarkuar sot në Gjilan, duke organizuar kampin pesëditor në përpjekje për të nxjerrë talentë të rinj.

Hapjen e kampit të Juventusit e ka bërë përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili ka shfaqur shpresën se ky kamp do të rezultoj me sukses në përgjedhjen e ndonjë talenti.

“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shunë  talentë. Në emër të kryetarit Haziri, i cili hapi dyertë që klubi Juventus të vije në Gjilan, shpalli të hapur këtë kamp”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”.

You Might Also Like