Gjilan

Ka ndërruar jetë afaristi Mustafë Shala

Ka ndërruar jetë afaristi Mustafë Shala, ish-pronarë i Fabrikës së Ujit “Dea”, Hotelit “Kristal” dhe disa Kompanive të tjera. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit që kanë shkruar:

Të dashur familjarë, miq dhe shokë ju njoftojmë se para pak çasteve me datë 30.08.2024 ndrroi jetë babi ynë, gjyshi ynë, vellau ynë, axha ynë dhe udhërrëfysi jonë i kahershëm Mustafë Shala.

Pas shumë sfidave dhe maratonave jetësore, i njejti la pas vetes një histori të mbushur me humanizëm, krijimtari e dituri. Dheu qoftë i lehtë mbi ty, pusho i qetë udhërrefyes se mbrapa vetes ke lënë një ushtri te tërë e amanetin tënd do e dergojmë deri ne fund.

Data e varrimit: më 31.08.2024 me drekë tek varrezat e qytetit te Gjilanit

Pergjithmone në zemrat tona.
Me pikëllim te thellë familja SHALA

You Might Also Like