Gjilan

Ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit përmes një njoftimi, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit  do të bëhet më 13 gusht 2024 me namaz të ikindisë në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

Basri Zejnullahu, në kohët më të vështira për arsimin shqip në vitet e 90-ta ka punuar sekretar i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke u shquar me punën e tij të palodhshme dhe duke dhënë një kontribut të çmueshëm në mbijetesën e arsimit në gjuhën shqipe. Ai e mbajti këtë pozitë deri pas përfundimit të luftës, për të kaluar më pas në pozitën e inspektorit rajonal të punës deri në vitin e kaluar, kur edhe ishte pensionuar.

Basri Zejnullahu u lind me 15.05.1958 në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme ka kryer në qytetin e tij, kurse Fakultetin Juridik e kreu Prishtinë.

Zejnullahu më pas u punësua në kombinatin e tekstilit në “Integj” në Gjilan për një vit, kurse nga viti 1993 deri në vitin 2004, mori pozitën si sekretar i shkollës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e nga viti 2004 deri 2023 edhe ku u pensionua morri pozitën e Inspektorit të Punës, duke punuar afër 13 viteve, aty ishte edhe si udhëheqës për koordinim Rajonal në kuadër të Inspektoratit të Punës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like