Gjilan

Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku, Lutfi Haziri i dërgon familjes telegram ngushëllimi

Haziri: Bedri Sadikun do ta kujtojmë për guximin e tij për raportimet ndaj padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve

 

Gjilan, 11 shkurt 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sadiku, me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të gazetarisë kosovare, Bedri Sadiku. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Sadiku,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarit kosovare, Bedri Sadiku.

Bedri Sadikun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari për disa dekada, i cili raportoi me objektivitet e saktësi nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Ne veçanti, Bedriun do ta kujtojmë për guximin e tij për raportimet ndaj padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve në një kohë të pakohë, në Kosovë e Maqedoni.

Familje Sadiku, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe miqve e kolegëve të Bedriut.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

You Might Also Like