Futboll

Humbja nga këndvështrimi i SC Gjilani

Kupa e Kosovës: Istogu-Gjilani 2:0
Skuadra humbet në Istog dhe eleminohet nga gara e Kupës
Istog, 10 Shkurt 2021-Skuadra jonë sot nuk arriti që nga Istogu të kthehet me fitore, duke pësuar në shifrat 2 me 0 nga skuadra vendase e Istogut, humbje e cila e eleminon skuadrën tonë nga garat e Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e sotme e cila u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, nuk ishte nga ato ndeshjet me paraqitje të mirë për futbollistët e skuadrës sonë, nga ku ata megjithë përpjekjet e vazhdueshme nuk arritën të realizojnë gol edhe pse bënin presion të rregullt para portës venadse.
Skuadra e Istogut golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë të takimit, duke i shfrytëzuar në maksimum hapësirat e lëna në repartin e mbrojtjes nga futbollistët e skuadrës sonë, ku me anë të kundërsulmeve na ndëshkuan dy herë, me rezultatin final të takimit 2 me 0.
Pas kësaj ndeshje e cila eleminon skuadrën nga Kupa, fokusimi maksimal i ekipit tonë mbetet në Superligë, ku ditën e hëne Gjilani zhvillon takimin kundër Feronikelit në Drenas.

You Might Also Like