Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gazetari Gani Korça, i cili për një kohë të gjatë kishte punuar në profesionin e gazetarisë.
Që në rini ai kishte nisur punën në Radio Gjilani, fillimisht si korrespondent, punë të cilën e kishte ushtruar deri në vitin 1990, kur si shumica e shqiptarëve ai ishte larguar nga vendi i tij i punës, për t’u rikthyer sërish me ardhjen e lirisë më 1999.
Pas vështirësive në të cilat u gjet Radio Gjilani, ky institucion i informimit u mbyll, por falë punës së palodhshme të Gani Korçës, Radio Gjilani sërish u rihap, ku ai ishte drejtor, deri në kohën së ndërroi jetë.
Varrimi i të ndjerit mbahet këtë të shtunë në ora 16:00. Funerali niset nga lagja “Dheu i Bardhë” – Gjilan.