Gjilan

Ka  ndërruar jetë  Shaban Selmani, ish-profesor i gjeografisë dhe ish-kryetar i Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve

Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Selmani, ish-profesor i gjeografisë dhe ish-kryetar i Shoqatës Ndërkomunale e të Verbërve kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e mërkurë) me ikindi.

Prof. Shaban Selmani ishte i lindur më: 10.09.1943 në Bresalc të Gjilanit. Vjen nga një familje atdhetare fetare e me zemër bujare. Shabani prejardhjen e kishte nga Cërnica e Gjilanit, mirëpo babai i tij, Ademi shërbeu për disa vite Imam në Xhamin e fshatit Bresalc.

Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Gjilan,ndërsa Studimet universitare i kreu pranë Universitetit të Prishtinës Drejtimin Natyror  shkenca e Gjeografisë gjatë vitit akademik 1969/1970-të.

Ai gjatë vitit 1983 e udhëhoqi shoqatën e të verbërve, kurse më 1985 ishte nënkryetar për Sport dhe Rekreacion invalidor të Jugosllavisë të aso kohe në Beograd pozitë të cilën me suksese të konsiderueshme e mbajti deri në vitin 1989-të, kur edhe kishte filluar zullumi i serbëve ndaj shqiptarëve, për çka edhe profesori largohet nga kjo pozitë nga Organet shtetërore të Serbisë.

Ai dha kontribut të madh në arsim, duke punuar me vite të tëra, por edhe në Shoqatën e të Verbërve para, gjatë dhe pas luftës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like