Këngëtari i ri dhe mjaft i talentuar nga Gjilani, Orgest Hoxha, me mjaft sukses ka debutuar në skenën muzikore, duke lansuar këngën e tij të parë “Eyo”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku kosovarë.
Këngëtari Hoxha i cili ka aspirata ti pushtoj skenat vendore e ndërkombëtare, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë edhe këngë tjera duke bashkpunuar me këngëtar të estradës vendore por edhe nga diaspora.
Kënga “Eyo” është një këng mjaft ritmike komerciale me videospot të cilin e ka realizuar “Ex Music”, ndërsa tekstin ka shkruar Euron Selimi.
“Kam fat që kam bashkpunuar me tekstshkruesin Selimi dhe spotin që ma ka bërë Ex Music të cilët e kanë bërë në mënyrë profesionale, dhe për këtë jam shumë i kënaqur që fansat e mijë e kanë pritur këtë këngë në mënyrë spektakolare, ndërsa premtoj se shumë shpejt do të jem edhe me projekte tjera të këngëve”, është shprehur këngëtari i talentuar, Orgest Hoxha nga Gjilani.