URIME KURBAN BAJRAMI

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit uron për Kurban Bajramin

Të nderuar Besimtarë!
Më lejoni që në këto qaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit, festës së sakrificës dhe përkushtimit, t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj.
Nesër është dita e Kurban Bajramit, festa që simpolizon, sakrrificën sublime të njeriut , dhe shënjon kulmin e bindjes, besnikrisë dhe dashurisë ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
Festë që në vetë bartë mesazhe paqe, sigurie, sakrificë dhe përulje karshi madhërisë së Allahut.
S’do mend që edhe festat janë pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tonë në botë.
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë.
Festa islame pasonë pas kryerjes së obligimeve dhe punëve të caktuara në islam, Kurban Bajrami, festohet në vazhdën e kryerjes së kushtit të pestë të islamit-Haxhit, demonstrimit të solidaritetit islam përmes Kurbanit.
Kjo festë ka disa veçori:
-Në aspektin kohor, bie në njërin prej muajëve të shejtë sipas kalendarit hënor, Dhul Hixhe.
-Në aspektin gjeografik, Kurban Bajrami lidhet me kryerjen e haxhit kushtit të pestë të islamit në Mekë.
-Në aspektin ritual, kjo festë lidhet edhe me prerjen e Kurbanit në shenjë falenderimi dhe afrimi te Zoti.
Të nderuar besimtarë,
Sot kur në qendrën e gjithësisë, në Mekën e bekuar dhe në vendin e quajtur Arafat, po luten miliona njërëz për paqen dhe lumturinë e njerëzve, unë dëshiroj dhe i lutem Zotit të Madhërishëm që kjo festë të sjellë në shtëpitë tona, më shumë mirësi, afrim dhe dashuri mes njëri tjetrit.
Sepse në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa cdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare.
Prandaj jemi këtu që në emër të KBI-së në Gjilan tu përcellim urimet tona për këtë festë.Duke lutë të madhin Allah për paqe,begati e rehati në familjet tona.
Gjithashtu shprehi rastin që edhe familjarëve të haxhinjëve tua uroj këtë festë duke lut Zotin që të gjithë haxhilerët të kthehen shëndosh e mirë në vendin tonë.
Le të shërbejë kjo festë si fillim i ndryshimit të madh për ne, si një piknisje për reformim shpirtëror dhe kulturor, duke u bërë më të përkushtuar për Krijuesin dhe më të lidhur me njëri tjetrin.
Festat janë momente të rëndësishme për të bërë shoqërinë të ndjejë se ka fuqi të mjaftueshme për t’i ndryshuar ditët.
Qoftë gëzimi e udhëzimi për ne kjo Festë.
Urime Festa e Kurban Bajramit. Zoti ju bekoftë.
Kryeimami: Iljaz ef Mustafa

You Might Also Like