Libri

Këtë të shtunë nis edicioni i pesëmbëdhjetë i ,,Vjeshtës letrare të Gjilanit’’

Këtë të shtunë, më 19 tetor 2024, në Bibliotekën Ndërajonale ,,Fan S. Noli,, në Gjilan  bëhet hapja e veprimtarive letrare të edicionit të pesëmbëdhjetë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”!

Kjo veprimtari e madhe letrare, jo vetëm në Gjilan e rajon, por edhe më gjerë, organizohet nga ARS Club ,,Beqir Musliu’’ dhe Shtëpia Botuese ,,Beqir Musliu’’, të cilat para adhuruesve të letrave shqipe do të prezantojnë botimet më të reja, sikurse që do të ketë edhe kritika letrare, vështrime e recensione për këto libra.

You Might Also Like