Sportet me dorë

Këto janë të arriturat e KV Drita gjatë vitit 2022

Viti 2022 vit i ndryshimeve në KV DRITA

Ajo që nuk ndryshoi dhe nuk do të ndryshojë asnjëherë – janë qëllimet dhe sukseset.

Gjithmonë Kampionë, gjithmonë të parët.

Sukseset e KV Drita gjatë vitit 2022:

Kampion i Kosovës 2021/2022

Fitues i Kupës Kosovës 2022

Kampion Vjeshtor 2022/2023

KV DRITA gjatë vitit 2022 kishte shumë ndryshime në përbërjen e lojtareve.

Ndryshimet që ishin tek Drita janë:

Nga viti i kaluar titullaret që ishin dhe mbetën te ekipi Drita për të fituar prapë trofe dhe për mos t’u ndaluar asnjëherë janë:

  1. Adelajda PRENGA – Kapitene e 20 trofeve dhe Pranuesja që jep gjithmonë frymë fitoreje dhe nuk di për humbje.
  2. Vlora BERISHA – Ikona e Dritës në vitet 2000-2012, e cila u rikthye për të ndihmuar ekipin atëherë kur më së shumti ka nevojë.
  3. Loresa AVDYLI – Lojtarja Korrektore nga Ferizaj dhe njëherit lojtarja ndër më mirat në Kampionatin 21/22 në Kosovë.
  4. Vesa SHABANI – Bllokuesja e shkëlqyer nga Akademia DRITA, të cilës iu besua e gjithë barra e sulmit nga mesi i rrjetës në kampionatin 21/22.
  5. Xhudjena KRUTI – Liberoja që e karakterizon shpejtësia dhe dëshira për pune dhe ngritje.
  6. Megi BISLIMI supertalentja, e cila gjatë vitit 2022 kishte një super paraqitje duke u bërë një nga lojtaret titullare te KV Drita.

Me ekipin gjithashtu këtë vit ishin dhe mbetën lojtaret nga Akademia Drita: pasuesja qe premton Altuna IBRAHIMI, Libero Agnesa HAJDARI dhe Korrektorja Rrezelinda THAQI.

Ardhjet:

  1. Fjolla SHABANI – Qendra, e cila ishte më e mira në Kosovë dhe me dëshirën më të madhe u prit rikthimi saj, rikthim që po vazhdon me shumë sukses, Fjolla u rikthye në shtator 2022.
  2. Venera KADRIU – Pranuesja e Kombëtares, e cila ishte në shtetet e bashkuara të Amerikës për studime dhe gjatë kësaj kohe mbrojti ngjyrat e Northwood University duke qene një nga lojtaret kryesore. Venera i bashkohet ekipit në nëntor 2022.
  3. Erëza RUSHITI – Pranuesja perspektive nga Prishtina, e cila u bashkua me KV Drita në shtator 2022 e cila erdhi nga KV M-Technologie.
  4. Selvije BAHTIRI – Korrektorja e Kosova U19 ku pati paraqitje shumë të mira në garat me kombëtaren, me Dritën u bashkua në shtator 2022 dhe erdhi nga KV Llapi.
  5. Renele FORDE – Pasuesja shtatëlartë dhe më përvoje nga Trinidad&Tabago, e cila bashkohet në fundvit pikërisht më 1 dhjetor 2022 dhe erdhi nga KV Fushë Kosova, ku pati paraqitje shumë të mira.
  6. Sara QEHAJA – Lojtarja e re, e talentuar e cila vjen nga KV Arbëria Kamenicë dhe bashkohet në shtator 2022.

Ardhjet dhe largimet:

  1. Blinera JAHA – Pasuesja titullare për shumë vite te ekipi ynë dhe lojtarja e rritur nga Akademia DRITA, e cila vazhdoi karrierën në KV Fer Volley nga Ferizaj, Blinera u kthye në shtator 2022 për tu larguar në dhjetor 2022 për arsye personale.

Largimet:

  1. Jale HERVEY – Pranuesja MVP e kampionatit 2021/2022 e cila pas përfundimit me suksese të kampionatit 21/22 u largua drejt shteteve të bashkuara në Amerikë në maj 2022.
  2. Leonita HOXHA – Bllokuesja e Kombëtares së Kosovës u largua në maj 2022 drejt KV M-Technologie nga Prishtina pas përfundimit të Kampionatit 21/22
  3. Ipek VURAL – Pasuesja Turke u largua drejt Taivan-it ku vazhdon me shumë sukses, Ipek u largua në maj 2022 pas përfundimit të Kampionatit 21/22
  4. Lorina MEHMETI – Lojtarja kampione e Akademise Drita, e cila ka fituar për të 6-tën herë Titullin Kampion me KV Drita u largua në maj 2022 drejt KV M-Technologie nga Prishtina pas përfundimit të Kampionatit 21/22
  5. Klonarda NEZAJ – Bllokuesja ndër më të mirat që ka pasur Shqipëria u largua në maj 2022 drejt KV M-Technologie nga Prishtina pas përfundimit të Kampionatit 21/22
  6. Laisa MAEDA – Pasuesja Braziliane u larguar drejt kampionatit Spanjoll ku vazhdon me shumë sukses, Braziliania u largua në maj 2022 pas përfundimit të Kampionatit 21/22

KV Drita gjatë vitit 2022 në Kosovë i zhvilloj gjithsej:

32 ndeshje zyrtare, ku arritën t’i fitojnë 29 ndeshje dhe të humbë vetëm 3 ndeshje zyrtare.

Ne ndeshjet zyrtare të KV Drita u zhvilluan 112 sete dhe KV Drita fitoj 91 nga 112 setet e luajtura dhe humbi 21 sosh.

Ndeshjet dhe setet ishin:

Sezoni Pranveror 2021/2022 (Shkurt-Prill 2022)

Ndeshjet për Kualifikim (për pikë)

10 ndeshje – 9 fitore, 1 humbje

35 sete – 31 të fituar, 4 të humbur

PLAY-OFF-i 2021/2022 (maj 2022)

6 ndeshje – 5 fitore, 1 humbje

22 sete – 15 të fituar, 7 të humbur

Arriti të shpallet:

KAMPION I KOSOVËS 2021/2022

Kupa e Kosovës 2022 (Prill 2022)

4 ndeshje – 4 fitore, 0 humbje

14 sete – 12 të fituar, 2 të humbur

Fiton KUPËN E KOSOVËS 2022

Sezoni Vjeshtor 2022/2023

(Shtator-Nëntor 2022)

10 ndeshje – 10 fitore, 0 humbje

35 sete – 30 të fituar, 5 të humbur

Vendi 1-rë në Tabelën vjeshtore 2022/2023 me 29 pikë të tubuara duke u shpallur:

KAMPION VJESHTOR 2022/2023

Kupa e FVK-së 2022 (dhjetor 2022)

2 ndeshje – 1 fitore, 1 humbje

6 sete – 3 të fituar, 3 të humbur

KV DRITA vitin 2021 dhe vitin 2022 ishte pjesë e ligës mbarëkombëtare, pikërisht në Ligën “Gjergj Kastrioti” ku kishte 4 ndeshje – 1 fitore, 3 humbje, ku zhvilloj 15 sete për të fituar 5 dhe për të humbur 10 sosh.

Ndeshjet e zhvilluara në këtë ligë ishin:

Në Janar 2022 zhvilloi 2 ndeshje – 0 fitore, 2 humbje, ku zhvilloj 7 sete për të fituar 1 dhe për të humbur 6 sosh.

Në Dhjetor 2022 zhvilloj 2 ndeshje – 1 fitore, 1 humbje, ku zhvilloj 8 sete për të fituar 4 dhe për të humbur 4 sosh.

DRITA për vitin 2022 mbajti 344 seanca stërvitore duke u stërvitur për 695 orë për vitin 2022 ku gjatë gjithë vitin kishte 24 mungesa nga lojtaret.

You Might Also Like