Të Premten që lam pas Klubi i Anglishtes mbajti një diskutim rreth ndikimit të pandemisë te nxënësit. Ky diskutim kishte për qëllim marrjen e situatës reale dhe reflektimin në anët pozitive dhe negative të ndryshimeve konstante në fushën e arsimit për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara dhe masave anti Covid! Ishte mirë të dëgjoje mendime të ndryshme nga nxënës të së njëjtës shkollë! Ky diskutim është pjesë një projekti brenda shkollës nga mësimdhënësit: Linda Fazliu, Kujtesa Salihu, Vjollca Syla dhe Pajtim Rashiti që është në përpunim e sipër!