Sporte të tjera

Klubi i Motoçiklizmit “MC06” nga Gjilani, do të jetë mikëpritës i edicionit të 9-të, të motoristëve më të mirë në shtetin e Kosovës

Klubi i Motoçiklizmit “MC06” nga Gjilani, është mikëpritës i edicionit të 9-të, të motoristëve më të mirë në shtetin e Kosovës, i cili do të mbahet me 25 shtator duke filluar në ora 10:00 në shpatijet e fshatit Stanishor ku pritet të jetë garë me plot emocione.

Tani e një kohë klubi i Motoçiklizmit “MC 06” nga Gjilani ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo garë të mbahet siç është më së miri duke ju ofruar garuesve të gjitha kushtet që të arrijnë rezultate sa më të mira.

Organizatori i kësaj gare njiherit edhe drejtori sportivë në Federatën e Motoçiklizmit në Kosovë, Alban Beqiri ka theksuar se të dielën do të jetë një festë dhe një garë si për garuesit poashtu edhe për shikuesit, ku pritet të jetë një numër i madh i tyre.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë edicion të garave, do të jetë një festë e vërtet sportive për t`i shijuar bukurit të cilat i ofron Motoçiklizmi. Ne kemi arritur ta përmirësojmë shtegun ku shikuesit munden t`i shohin garuesit nëpër shteg mbi 80%. Garat do të zhvillohen në 3 kategori, ndërsa komisioni i garës do të jetë shumë sy hapur që çdo garues të jetë i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse”.

Beqiri ka bërë të ditur që do të ketë një numër të madh të garuesve ku do të ndahen garuesit sipas kategorive.
“Me 25 shtator në shpatijet e fshatit Stanishor, pritet të jetë një numër i madh i shikuesve – ku do të jetë një festë, ndërsa në fund të garës fituesit do të shpërblehen me kupa e mirënjohje, pasiqë kjo garë ka karakter të mbledhjeve të pikëve dhe në fund të vitit Federata do të shpallë më të mirët sipas pikëve, me synim që në vitin e ardhshëm garuesit kosovar të marrin pjesë në garat Evropiane”.

Gara do të zhvillohen në këto kategori:
E- Super Junior
E-Junior
E1, E2, E3 (hobi)

Drejtori sportivë në FMK, Alban Beqiri ka ftuar të gjithë qytetarët, jo vetëm Gjilanas por anembanë Kosovës që në këtë garë të jenë të pranishëm.
“Do të jetë një ditë madhështore, si për garuesit poashtu edhe për shikuesit, ku pritet të jetë një numër rekord i tyre, poashtu lusim të gjitha bizneset nga Gjilani të na ndihmojnë që të jemi më të sukseshëm në këtë garë mjaft prestigjioze”.

You Might Also Like