Kompensimi i orëve të humbura në arsim gjatë ditëve të vikendit edhe një sfidë tjetër!
Arsimi publik në një udhëkryq, ashtu siç janë prindërit në këtë kohë, për tu çuditur, e me shumë pyetje??
A duhet ne prindërit të jemi kundër zëvendësimit të orëve ?
Prindërit nuk duhet të jenë kundër zëvendësimit të orëve të humbura të mësimit dhe as nuk janë . Ata janë kundër mësimit në ditën e gjashtë të javës (pra vikendit), sepse kjo ditë është e lodhshme dhe joproduktive, do me thënë e lodhur për fëmijën , e lodhur për prindin por edhe për mësuesin. Pse? Sepse janë dy ditë shumë të rëndësishme për ata, të marrin kënaqësi, të luajnë, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore.
Vizioni përparues i arsimit i pranon e i absorbon arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre. Shkollat dhe mësimdhënësit mund ta kishin bërë vetë planin e kompensimit të orëve, ata e dine më së miri ku duhet intervenuar qe të plotësohet ky boshllëk.
Andaj ne si Këshill i Prindërve mendojmë se ditët e humbura të zëvendësohen me një formulë tjetër, që ka zgjidhje problemi, të intervenojnë mësimdhënësi në ditët e lira ku i jepet mundësia për mësim shtesë dhe të vazhdohet pastaj në fund te vitit . Por, pa ju mohuar e drejta e pushimit në ditë vikendi fëmijëve.
Këshilli i Prindërve iu uron të gjithë fëmijëve fundjavë të suksesshme, përplot kënaqësi e argëtim! Mirëpresim mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore!