Gjilan

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët ta kursejnë ujin

Gjilan, 24 maj 2019 – Komuna e Gjilanit dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava”, kanë bërë thirrje te të gjithë qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijes nga sistemi i ujësjellësit që të shfrytëzojnë me shumë kujdes ujin e pijshëm, sepse niveli i ujit në pendën e Përlepnicës është në rënie të vazhdueshme shkaku i mungesës së reshjeve në këtë fazë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka apeluar te të gjithë qytetarët që me shumë kujdes ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm sepse siç ka thënë ai pas takimit me drejtorin, Muhamet Suliqi dhe kryeshefin Mumin Morina, ka rënie të mëdha të nivelit të ujit dhe duhet një mobilizim i përbashkët në shfrytëzim të kontrolluar të ujit.

“Apelohet te të gjithë qytetarët e Gjilanit që të shfrytëzojnë me shumë kujdes ujin e pijshëm, sepse në të kundërtën keqpërdorimi përpos që është vepër e cila do të sanksionohet, ka edhe anën tjetër negative që e detyron furnizimin me reduktime të ashpra. Duhet bashkërisht të jemi në gjithë këtë proces për tejkalimin e gjendjes deri në kthimin në normalitet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka thënë se ka rënie të nivelit të ujit dhe furnizimi është duke u bërë me një kontroll të vazhdueshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë dhe njëkohësisht të jenë edhe bashkëpunues në këtë proces.

“Duhet të kemi mbështetjen e gjerë qytetare për furnizimin e rregullt me ujë të pijes. Apelojmë për shfrytëzim racional të ujit nga të gjithë qytetarët, sepse pastrimi i veturave, trotuareve etj, është dytësor në raport me furnizimin me ujë të pijshëm për konsumator”, tha drejtori Suliqi.

You Might Also Like