Komuna e Gjilanit po rregullon infrastrukturën afër Shkollës Fillore “Rexhep Elmazi”, kurse në një postim të tijin në facebook, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shkruar se po asfaltohen rrugët, po bëhet rregullimi i trotuarit dhe se se po bëhet krijimi i parkingjeve anësore për nevojat e shkollës afër shkollës fillore “Rexhep Elmazi” dhe QMF “Dheu i Bardhë”.
“Po punojmë shumë për infrastrukturë cilësore në çdo lokalitet”, ka thënë ai.