Sot isha në vizitë pune për të parë nga afër përfundimin e punimeve në pikën kufitare Stanqiq –Bellanoc që ofron edhe më afër dy shtetet Kosovën me Maqedoninë. Nga diskutimi me punëkryesin shihet se kjo pikë kufitare Kosovë – Maqedoni është në përfundim e sipër, që mund të themi është çështje ditësh Besojmë që në ditët e afërme në bashkëpunim edhe me shtetin Maqedon dhe BE-në edhe kjo pikë me rëndësi vitale për Kosovën, Anamoraven do të hapet . Si dy shtete jemi dakorduar që brenda një afati të shkurtër të bëjmë inaugurimin e kësaj pike kufitare. Për kohën saktësisht kur do filloj punën kjo pikë kufitare në kohë reale do të njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës. Izmi Zeka.