OPINION

Kosova po dëmtohet edhe nga njerëzit e sistemit të kaluar komunist

Izmi Zeka

Edhe pse gati 20 vjet pas çlirimit Kosova po përballet me një fenomen i quajtur filozofi e sistemit komunist e instaluar nëpër parti politike dhe institucione. Prandaj më shumë se kurrë shteti i Kosovës ka nevojë që këtë filozofi ta largoj nga sistemi demokratik i krijuar në Kosovë. Duhet përmendur se fryma e sistemit të kalbur komunist të Jugo-Serbisë duhet të zhduket dhe zhbëhet nga jeta dhe proceset në Kosovë. Sot shpeshherë mbajnë ders bijtë e komunistëve të sistemit të kaluar dhe qytetari i rëndomtë e ka të vështirë ta perceptoj se në cilën kohë po jetojmë. Ata njerëz dhe bijë e tyre që e kanë dëmtuar Kosovën prej 45 e këndej duhet të gjendet rrugë për ti larguar prej sistemit vendimmarrës. Pothuajse nuk ka pozicion në Kosovë që nuk janë rehatuar bijtë e tyre dhe ndoshta po paragjykoj por ende i mbajnë lidhjet me shtetin serb. Domosdoshmëri e kohës është që parlamenti si institucion kredibil duhet të ketë guximin dhe ti thotë stop një rryme që ka degraduar dhe i ka shkaktuar dëme Kosovës pothuajse gjysmëshekulli. Komunistët e shekullit të kaluar ende edhe sot bëjnë politikat shtetërore. Kjo është vetëvrasje për një shtet demokratik siç pretendon të jetë Kosova. Mjaftë më me këtë degradim të shtetit të Kosovës me ish njerëzit e sistemit të kaluar dhe familjarët e tyre që ska pore të institucioneve që nuk gjenden

You Might Also Like