Futboll

Krasniqi forcë e madhe në sulmin e Dritës

Blerim Krasniqi pas nënshkrimit me klubin FC Drita:
Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur me klubin Drita, një klub shumë profesional dhe model në Kosovë dhe më gjerë.
Kur klubi më ftoi të bashkohem, pa dyshim që ishte edhe dëshira e imja që të bashkëpunojmë së bashku. Në momentin e parë që erdha, gjeta një komoditet maksimal nga të gjithë duke filluar nga drejtuesit, stafi i trenerëve dhe bashkëlojtarët.
Nga të gjitha ofertat që kisha, nuk ngurrova ta pranoj ofertën e Dritës andaj mendoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë.
Shpresoj shumë që ta ndihmojë klubin në arritjen e qëllimit. Do ta jap maksimumin tim që të bëj të lumtur tifozët e zjarrt të klubit INTELEKTUALËT. FORCA DRITA!

You Might Also Like