Kryeministri Albin Kurti ka vizituar dy familjet, Mala dhe Berisha, në nderim të pishtarëve të organizimit të lëvizjeve Ilegale, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 41-vjetorin e rëniës së tyre në betejën e ashpër në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
“Kujtimi ynë për ta është i përhershëm sepse vepra e tyre është e gjallë. Shëmbëlltyra e tyre është shkollë patriotike për brezat e rinj. Krenaria për ta rritet çdo vit me Flakën e Janarit, nderi për ta shtohet jo vetëm se po u përtrihet emri nëpër breza, por sepse rruga nëpër të cilën ecim nuk devijon nga ideali i tyre.” tha Kryeministri Kurti.