Viti

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje përfaqësuesin e Kompanisë COM-Net

Në shenjë respekti dhe kontributi të dhënë në fushën e humanizmit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka nderuar me një mirënjohje përfaqësuesin e Kompanisë Com-Net Ardian Kurteshin. Siç dihet, kompania në fjalë është kontribuuese e vazhdueshme në mbështetje të familjeve skamnore. Për vite me radhë, kjo kompani siguron gjëra ushqimore për 10 familje me gjendje të rëndë ekonomike. Kryetari Haliti ka shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësuesit e kësaj kompanie, të cilët po jenë afër familjeve skamnore duke ndihmuar për disa vite. Ndërkaq përfaqësuesi i kompanisë COM-Net Ardian Kurteshi, ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin edhe më tej familjet në nevojë dhe ka bërë të ditur se këtë vit është planifikuar edhe ndërtimi i dy shtëpive për familjet e pastreha. Ndryshe, Kurteshi njihet edhe si aktivistë dhe mbështetës i aktiviteteve sportive të klubit Vllaznia të Pozheranit.

You Might Also Like