Viti

Kryetari Haliti po merrr pjesë në Samitin për Paqe të Europës Juglindore me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Europën Juglindore”

 Ky samit është duke u mbajtur  në Tiranë dhe ka tubuar drejtues të lartë të shteteve e personalitete që kanë kontribuar e kontribojnë për të marrë vendime te rëndësishme për Ballkanin dhe paqen në rajonin tonë.

Në këtë Samit global është i ftuar e po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti. Gjatë këtij aktiviteti  në Pallatin e Kongreseve Sokol Haliti takoi shumë personalitete si ish Ambasadorin Kristofer Hill, ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, kryetarin e Parlamentit te Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ish Presidentin Moisiu ,sekretarin e Pergjithshëm të Federates Universale për paqe Robin Marsh etj.
Vlen të përmendet se kryetari  Haliti është i vetmi kryetar komune i  ftuar në këtë Samit të Paqes. Aziz Zuka

You Might Also Like