Gjilan, 8 shtator 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se digjitalizimi i shërbimeve po vjen së shpejti.
Ai tha se ky projekt do të bëhet në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku.
“Bashkëpunimi i ndërsjellë me Universitetin e Gjilanit, po sjell realizimin e projekteve tona, duke fuqizuar e njëkohësisht përkrahur financiarisht studentët elitë të këtij fakulteti. Zotimet tona po përmbushen”, ka thënë kryetari i Gjilanit.